Andrea Pirlo: Gjithmonë falenderues Milanit
Para ndeshjes Juventus-Milan ka folur futbollisti që ka luajtur për të dy skuadrat
Juve e pret në shtëpi Milanin që po kalon një formë të mirë në Serie A, derisa skuadra e Allegrit ka shumë mungesa, transmeton Periskopi.
Para këtij takimi ka folur Pirlo ku ka theksuar që i është falenderues Milanit.
“Fanella e Milanit është diçka speciale për mua pasi ishte përvoja ime e parë në nivelet më të larta,” ka thënë Pirlo.
“Unë gjithmonë do t’i jem falenderues Milanit.
“Pas 10 viteve të kaluara te Milani, më duhej një motivim i ri dhe vazhdova me Juventusin më pas”. /Perisokpi/



