Andrea Pirlo zbulon tre ekzekutuesit më të mirë të gjuajtjeve e lira
Andrea Pirlo ka thënë se Leo Messi, Miralem Pjanic dhe Paulo Dybala janë tre ekzekutuesit më të mirë të gjuajteve të lira
Legjenda e Italisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006 ka folur për lojtarët që janë ekzektues më të mirë të gjuajtjeve të lira, shkruan Periskopi.
Pirlo, i cili në kohën kur luante futboll llogaritej si njëri nga më të mirët sa i përket gjuajtjeve të lira ka zbuluar tre lojtarët më të mirë në këtë aspekt.
“Për momentin tre ekzekutuesit më të mirë të gjuajtjve të lira janë Lionel Messi, Miralem Pjanic dhe Paulo Dybala,” ka thënë Pirko për ‘Goal’.
“Të tre këta janë ekzektues të shkqëlqyer të gjuajteve të lira,”.
Në pesë sezonet e fundit, Messi ka shënuar më së shumti gola nga gjuajtjet e lira, gjithsej 16. Miralem Pjanic ka shënuar 12 gola, ndërsa Dybala 9. /Periskopi/



