Anëtarët lëshojnë sallën, përfundon mbledhja e KPK’së ku u kërkua të futet në rend dite shkarkimi i Besim Kelmendit

Anëtarët lëshojnë sallën, përfundon mbledhja e KPK’së ku u kërkua të futet në rend dite shkarkimi i Besim Kelmendit

Tre anëtarë të KPK’së e kanë lëshuar mbledhjen e sotme pasi Jehona Grantolli propozoi të futet në rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Pas tyre mbledhjen e lëshoi edhe Kelmendi.

“Unë mendoj që se kam vendin këtu”, tha ai.

Një nga anëtarët e KPK’së propozoi që të mos ftohet më asnjë takim.

“Këtu nuk ka funksionim normal”, tha ai.

Më pas u mbyll mbledhja e KPK’së.

Besim Kelmendi doli dje në një konferencë për media, ku i mohoi të gjitha raportimet se ai ka qenë asistent i Danica Marinkoviqit, gjyqtares serbe në rastin e Reçakut. Ai tha se në atë kohë kishte qenë procesmbajtës dhe kishte punuar në vijë me UÇK’në dhe partitë politike shqiptare.

Kelmendi dje u intervistua në cilësinë e dëshmitarit për Masakrën e Reçakut.

Shpërndaje në: