Anëtari i KQZ’së nga komuniteti boshnjak e lëshon mbledhjen, kritikon kandidimin e motrës së Donika Kadajt me Vakat: Po uzurpon vendet tona

Anëtari i KQZ’së nga komuniteti boshnjak e lëshon mbledhjen, kritikon kandidimin e motrës së Donika Kadajt me Vakat: Po uzurpon vendet tona

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën janë duke u certifikuar listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputet, shkruan Periskopi.

Anëtari i KQZ’së nga komuniteti boshnjak e ka lëshuar mbledhjen e tanishme.

Anëtari boshnjak në KQZ, Almir Saiti, ka kritikuar ashpër kandidimin e motrës së Donika Kadajt-Bujupi, me listën e koalicionit VAKAT.

Ai ka akuzuar se është falsifikuar e manipuluar lista.

Sipas Saitit, kandidimi i kandidatëve shqiptarë në lista me komunitete, është shkelje, dhe ka për qëllim uzurpimin e vendeve boshnjake.

VV kundër: KQZ nuk e certifikon listën e kandidatëve të Listës Serbe për deputet

Shpërndaje në: