Anglezët shkulen së qeshuri me fansat e Liverpoolit: “Nëse ne i shënojmë tre, Bayerni duhet t’i shënojë gjashtë gola”
Një tifoz i flaktë i Liverpoolit beson gabimisht se ekipi i tij ka avantazh të madh në ndeshjen kthyese kundër Bayernit të Munihut, shkruan talkSPORT, përkthen Periskopi.
Në Anfield Road, të kuqtë e udhëhequr nga Jurgen Klopp arritën vetëm një barazim të lodhët 0 me 0 përballë Bayernit më të dobët në dhjetë vitet e fundit. E megjithatë, shumë tifozë të Liverpoolit kanë shpërthyer në gëzim të papritur e të befasishëm.
Prezantuesi Andy Goldstein është shkulur së qeshuri nga një tifoz i Liverpoolit me nofkën “Stiv i Kuqi” [Steve the Red] që kishte thirrur në emision për të shprehur kënaqësinë e madhe pas atij barazimi në Anfield.
“Duhet të kujtohesh, Andy, se goli si mysafir vlen dyfish.” – i tha ai fillimisht prezantuesit. “Kështu që, nëse ne shënojmë një herë, Bayernit do t’i duhen dy gola që të fitojë. Nëse ne shënojmë dy herë, ata duhet të shënojnë katër herë. Nëse ne shënojmë tri herë, ata duhet të shënojë pesë herë” shtoi ai, duke ia qitur namin e keq tifozërisë së kuqe.
Për ata që nuk e dinë, goli si mysafir nuk vlen dyfish por në rast të epilogut të njëjtë si në ndeshjen e parë [barazim apo fitore/humbje] atëherë goli si mysafir vlen më shumë. /Periskopi



