Anglia jo shumë bindëse për Kupën e Botës, e mposht me vështirësi Nigerinë në miqësore (Video)

Anglia jo shumë bindëse për Kupën e Botës, e mposht me vështirësi Nigerinë në miqësore (Video)

Anglia e ka mposhtur me rezultat 2:1 Nigerinë në një ndeshje miqësore të luajtur në ‘Wembley’

‘Tre Luanët’ nuk ishin superior ndaj Nigerisë, por fituan me rezultat të ngushtë 2:1, shkruan Periskopi.

Gary Cahill shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 7-të, ndërsa Kane në të 39-tën dyfishoi epërsinë.

Alex Iwobi me të filluar pjesa e dytë 47′ shënon për Nigerinë dhe rezultatin përfundimtar 2:1.

Kombëtarja e Anglisë do të luajë një tjetër miqësore para Kupës së Botës, me Kosta Rikën më 7 qershor. /Periskopi/


Shpërndaje në: