Anita Haradinaj me veshje të pazakontë, shikoni çka ndodhi sot (Foto)
Bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj po del të jetë një femër mjaft zemërgjerë dhe e gatshme përherë për vepra humane, shkruan Kosovarja.
Kohë më parë konfirmoi se ishte pjesë e një aktiviteti bamirësie sëbashku me moderatoren shqiptare Albana Osmani, e me po të njëjtën po vazhdojnë edhe turnin e radhës.
Kësaj radhe të veshura me rroba babadimri, publikuan një imazh tejet të këndshëm teksa ishin të rrethuar me fëmijët sytë e të cilëve tregonin hare e gëzim që po bëhej një gjest i mirë me ta.
Kujtojmë se Anita është njëra nga moderatoret më të zonja në profesionin e saj, të cilin e ushtron prej shumë vitesh.




