Anita ‘xheloze’ pse Ramushi futet në këtë lokal
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj çdo herë që qëndron në Kaçanik ka zakon që ta vizitojë njërën prej kafeneve më të vjetra të kësaj komune.
Pas përfundimit të fushatës, i pari i ekzekutivit së bashku me anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së u ‘freskuan’ me nga një çaj rusi tek lokali i quajtur “Te Shelnja”.
Haradinaj tregoi një rrëfim interesant derisa ecte në shetitoren e Kaçanikut. Ai në humor tha se bashkëshortja e tij, Anita, shpesh bëhej xheloze për këtë vend, shkruan Indeksonline
Mirëpo, shefi i qeverisë ia kishte shpjeguar asaj se bëhet fjalë për një kafene ku pihet vetëm çaj dhe në të futën vetëm burrat. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/
Për më shumë, shikojeni videon:







