Anjeza Shabani që rrahu 3 vjçarin, kërkon të lirohet
Anjeza Shabani ka apeluar masën e sigurisë dhënë nga gjykata e shkallës së pare. Ajo kërkon të rifitojë lirinë nga Apeli.
Seanca pritet të mbahet në ditët e ardhshme. Anjeza Shabani u arrestua 2 javë më parë pas denoncimit në emisionin “Stop”.
Ajo shihej në një video teksa e rrahte fëmijën 3-vjeç. Para gjykatës ajo pranoi se kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijës, por më vonë e kishte përqafuar.



