Ankohet aktivistja kosovare: Taksë shtesë për menstruacionet, por jo për seksin
Aktivistja për të drejta të grave, Jeta Berisha, ka bërë një status në faqen e saj në Facebook të titulluar “Rreth taksës rozë”.
Ajo ankohet për çmime diskriminuese ndaj produkteve të blera nga gratë. Ajo ka përmendur rastin e pecetave higjienike për “ciklin menstrual”, e të cilat kushtojnë mesatarisht deri në 6 euro në muaj shkaku që janë të listuara si produkte luksi. Produktet e luksit taksohen shtesë nga shteti i Kosovës.
Po njëjtë ndodh edhe me “parfumet, shampot, dhe produktet e tjera kozmetike që përdorin gratë”.
Ndërkaq, e njëjta [sic] nuk ndodh me prezervativët ose kondomët.
Më tej, znjsh.Berisha ka treguar se prej çfarë përbëhen këto produkte dhe se si kjo taksë shtesë është e padrejtë. Lexojeni të plotë shkrimin e saj duke klikuar këtu:
Rreth taksës rozë (Pink Tax)
Kjo është një nga ato mbrëmjet e gjata që s’gjej pozitë me i rahatu këmbët prej dhimbjes, pre-menstruale. Ora shënon 04:30, gjumi më ka m’pi mendjen, ndërsa dhembja trupin. Për 7 ditë, çdo muaj dhe 15 vite, ka netë që pak dhe hiç s’vë gjumë në sy.
Gjatë periudhës së ciklit konsumoj rreth tre pako peceta higjienike (jo normale), të cilat më kushtojnë nga buxheti rreth 6 euro në muaj here vitet, diku 1.080 euro shpenzime të mundshme deri tani.
Pecetat higjienike janë krijuar për ta lehtësuar jetën e gruas, por ama hyjnë në kategorinë e produkteve të lluksit, për të cilat qytetaret paguajnë taksë ekstra për shtetin në emër të shëndetit.
Në kategorinë e produkteve të lluksit hyjnë edhe: parfumet, shampot dhe të gjitha produktet tjera kozmetike që listohen të “nevojshme” nga marketet kapitaliste për përmirësimin e jetës së gruas.
Por, jo edhe prezervativët (kondomēt).
Prezervativët shiten, shërbehen dhe dhurohen në cilësinë e shërbimit për një jetë më të mirë seksuale pa efekte anësore, njëjtë sikur barërat dhe jo si produkte lluksi.
Prezervativët krijohen nga plastika sintetike, ndërsa sot në treg një numër i madh i tyre krijohen edhe nga prodhimi i gomës sintetike të përpunuar si rezultat i prerjes së drunjve.
Po, rreth 70 miliard drunj të prerë për vit, një numër disa shifëror shkon edhe për…
Ndërsa, duke e kujtuar faktin që reciklimi i tyre është më i ngadaltë se ai i pecetave higjienike, të cilat janë të krijuara nga pambuku sintetik apo pambuku i vrazhdë i luleve të buta.
Dhe që po e mendoja, jemi tri gra në familje here shpenzimet?!
Të ekspozuara ndaj taksës rozë (pink taxes) janë vetëm gratë të cilat e përbëjnë 49.9% të popullsisë së Kosovës.
Llogaritur sipas çmimeve prezente në treg, një shportë mujore me produkte higjienike x lluksi kushton rreth 25,90 euro për gratë dhe 15.65 euro për burrat. Nëse llogarisim shumën vjetore të këtyre produkteve, gratë në Kosovë paguajnë rreth 102 euro më shumë sesa burrat për produktet e njëjta. Kjo edhe më shumë diferencohet në qoftē se i shtojmë çmimet e shërbimeve të tjera të cilat ndahen sipas gjinisë.
Ligji i aprovuar në vitin 2015 nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 16/26 Qershor 2015 obligon të gjitha autoritetet publike që të ndjekin në mënyrë aktive parimet e barazisë mes burrave dhe grave. Programi i Kosovës për barazi gjinore u miratua në vitin 2008. Me miratimin e PKBGJ-së Qeveria përmbushi obligimin nga Neni 4.4 i Ligjit për Barazi Gjinore, obligimet e dala nga PVPE respektivisht pika 39 ( Të definohen dhe të adaptohen programet e qeverisë për promovimin e të drejtave të gruas në Kosovë) dhe pika 116 (Zbaton ligjin për barazi gjinore, sigurohet zotërimi i të drejtave të gruas në të gjitha politikat dhe legjislacionin ekzistues). Po ashtu vlen të theksohet se me këtë veprim Qeveria e RK-ës ka përmbushur një nga objektivat e parapara në ”Synimet e Mileniumit –MDG të”, rezolutë kjo e nënshkruar nga Parlamenti i Kosovës, respektivisht veprimin e III të MDG – PROMOVIMI I BARAZISË GJINORE DHE FUQIZIMI I FEMRËS.
Po citoj ligjin, por në realitet gratë nuk i gëzojnë njëjtë të drejtat e tyre sikurse burrat. Kjo pabarazi është evidente në shumë rrafshe sociale dhe ekonomike që shpesh mundësohet edhe nga vet institucionet.
P.s. rrumbullakësojë 8 ditë me dhembje dhe dhimbje, përcjellur me temperaturë, të vjellura, dhembje koke, barku dhe këmbësh. Fytyrë kuqur, shpesh shoqërur edhe me akne kalimtare, me disponim të luhatshëm, shpenzime për barna dhe peceta lluksi.
Dhe, ende s’kam vrarë askënd



