Anthony Joshua ‘godet’ kritikët e duelit Mayweather – McGregor (Foto)
Anthony Joshua ka reaguar ndaj kritikave të meçit Floyd Mayweather – Conor McGregor, duke thënë se kjo është ajo që tifozët e boksit duan ta shohin.
Boksieri, 27 vjeçar, e ka quajtur duelin që do mbahet në Las Vegas një ‘mega event global’, edhe pse disa të tjerë e kanë quajtur një gjë qesharake, transmeton Periskopi.


“Tani është një mega-event, ata kanë bërë punë të mrekullueshme për të promovuar një event gjigant në botën e sporteve luftarake,” tha Joshua.
“Është bërë një event global. Është çmenduri që të kritikohet”, përfundoi britaniku.
Mayweather dhe McGregor do të ndeshen në Las Vegas, me 26 gusht. /Periskopi



