Anthony Joshua përballë “bishës” Deontay Wilder: A mundet “Bomberi i Bronztë” ta ndalë britanikun?
Boksieri amerikan, Deontay Wilder do të ndeshet me Bermane Stiverne në Brooklyn, të shtunën mbrëma.
Wilder, apo siç njihet ndryshe “Bomberi i Bronztë”, është kampion në kategorinë e rëndë WBC, me një rekord prej 38 (37 nokaute) fitoreve dhe asnjë humbje, transmeton Periskopi.
Ai tani ka disa herë që para mediave e ka përmendur emrin e Anthony Joshuas, duke e ftuar që të ndeshen sa më parë.


Por amerikani dha një deklaratë interesante para duelit me Stiverne, duke thënë: “Nëse Bermane më mposht mua… Unë do të tërhiqem. Do pensionohem. Boksi nuk po më ofron aq shumë, boksierët më të mirë nuk po rrihen me mua, une dua ta dëshmojë se jam më i miri në botë”, transmeton Periskopi.



“Dua të ndeshem me Joshuan sepse dua ta unifikojë divizionin e kategorisë së rëndë. Boksi duhet ta bëjë këtë meç”, tha Wilder.
Joshua në duelin e tij të fundit mposhti Carlos Takam, duke mbrojtur me sukses titujt e WBA dhe IBF dhe duket se një duel me Wilder mund të ndodh gjatë vitit 2018. /Periskopi



