Anthony Joshua po çmend sponsorët, oferta anembanë botës
Dueli dhe fitorja ndaj Wladimir Klitschko ka rritur në maksimum popullaritetin e boksirit britanik Anthony Joshua, që tashmë ka fansa anembanë botës.
Duelin e peshave të rënda të zhvilluar në “Wembley” e transmetuan “live” edhe disa televizione amerikane, duke bërë që të gjithë të mësojnë emrin e kampionit të botës. Kjo ka bërë që ofertat në adresë të 22-vjeçarit Joshua të jenë të shumta, jo vetëm për ta sfiduar por edhe për ta parë nga afër kur duelon.
Sipas “Daily Mail”, oferta për të zhvilluar në vendin e tyre duelin e radhës të Joshua kanë ardhur nga Kina, Amerika, Lindja e Mesme madje edhe nga Afrika, transmeton telesport.al.

Por një tjetër pyetje që po “çmend” Joshua është edhe se cili do të jetë rivali i radhës në ring. Shumë përflitet për një revansh me Klitschko, sipas kontratës, por duket se vetë kampioni britanik synon një përballje me patriotin e tij Tyson Fury.
Dhe e gjithë bota është gati të organizojë këto duele të Joshua, duke shpenzuar shuma maramendëse. Sfida e fundit në “Wembley” u ndoq “live” nga 90 mijë shikues.




