Anthony Joshua-Wladimir Klitschko? Kush do të fitojë, kush është në formë dhe cili është favorit për të fituar? (Foto)
Dyshja do të boksojnë në sy të 90,000 mijë tifoz që do të jenë në Wembley Stadium.
Në këtë shkrim do t’i gjeni të gjitha të rejat rreth bokserëve dhe për sfidën.
Kjo është ku të gjithë do të japim maksimumin. Të dy bokserët do të përfundojë stërvitjet e tyre në afat prej dy javësh apo tri dhe nga ai moment do të filloj java e ngjeshur e medieve.
Çelësi do të jetë se kush do të arrijë formën më të mirë në kohë të duhur, gjë që është shkencë në vete.
Joshua tregoi masat e rrepta që kishe marr gjatë kampit stërvitor pasi që mposhti Eric Molina vitin e kaluar, duke treguar detajisht se si ishte stërvitur.
“Unë isha për 98 ditë në kamp, 392 ushqime organike, 28 sesione me fizioteraput, 210 pije me proteina dhe kam pirë 420 litra ujë. Unë kam bërë 350 kilometra vrapim, 42 sesione të fuqisë, dhe kam përdorur 98 vajra të peshkut, transmeton Periskopi.
Po ashtu kam pasur 950 gjilpëra në trupin tim, kam bërë rreth 600 runde të sparringut dhe kam vrapuar 210 kilometra çdo ditë”.
Muaji i fundit do të sjellë kulmin e ushtrimeve të tij para se të futet në javën e ngjeshur të medieve që do të jetë java e fundit para meçit.
Si është përgaditur Joshua?
Joshua ka zgjedhur heshtjen por ka shfaqur punën e tij në rrjetet e tij sociale.
Ne e kemi parë atë se si ka ushtruar këmbët e tij në rërë me Sunny Edwards në Institutin anglez të sportit në Sheffield, po ashtu edhe me trajnerin e forcës dhe kondicionit Jamie Reynolds.
Ndërsa në sparing është stërvitur nga trajneri i tij Rob McCracken, trajneri olimpik i cili e drejtoi atë drejt fitimit të medales së artë në lojërat olimpike të Londrës në vitin 2012. Ai në ditë ka fituar kalori të mëdha, deri në 4,500. Partnerët e tij në sparring janë anëtarët e ekipit të Britanisë së Madhe, Frazer Clarke dhe Joe Joyce.

Joshua është formën e tij më të mirë para meçit të karrierës

Joshua duke vrapuar
A është Klitschko në kampin e tij të zakonshëm në male?
Për momenti jo. Ai është duke u përgaditur në Kiev, aty ku vëllai i tij është kryetari i komunës. Ai zakonisht e përdor bazën e tij në malet e Stanglwirt por kësaj radhe ka vendosur të qëndrojë në Ukrainë, në vendlindjen e tij.

Klitschko kësaj radhe ka qëndruar në Ukrainë, për t’u përgaditur për Joshuan

Klitschko do të zhvendoset në vendin e tij të preferuar, Stalngwirt të Austrisë
Në çfarë forme janë të dy bokserët?
Joshua duket se është në formën tejet të mirë, por sigurisht se këto gjëra mund të na drejtojnë në gjykime të gabuara. Ai po duket më muskuloz si asnjëherë më parë, nëse është e mundur, ne do të mësojmë më shumë kur të dy bokserët do të masin peshën e tyre para meçit. Klitschko duket se është në formë të mirë sikur se Joshua.

Klitschko thotë se është i motivuar për t’i rikthyer tituj që i kishte humbur nga Tyson Fury

Joshua duket më i përgaditur si asnjëherë më parë
A po tregon Klitschko shenja të plakjes?
Ai tregoi në humbjen e tij kundër Tyson Fury dhe ajo ndeshje ishte zhvilluar para 16 muajve.
Ajo që ne nuk e dimë është se a ishte vetëm një rënie nga forma apo një simptom drejt përfundimit të karrierës e një kampioni të madh që mbushi 41 vite në vikendin e kaluar.
Lajmet nga kampi i boksierit janë të dyshimta para përballjes së madhe dhe mesazhet e dalura nga Klitschko kanë qenë jo të qarta.
Mediumi gjigand anglez, Sky ishte në vizitë te Klitschko me ish kampionin e botës, tashmë analist i boksit, Johnny Nelson, ishte i mahnitur. Ai na tregoi se ishte duke punuar në anën defanzive të tij duke i shikuar pamjet e Joshuas. Ai tha: “ Ai na lejoi të shikonim duke boksuar, ai vendosi dorezat e tij, dhe boksoi në ring me një nga trajnerët e tij”.

Janë ngritur dyshime rreth gjendes fizike të Klitschkos për shkak të moshës së tij
“Zakonisht, ai ka punuar në lëvizjet e trupit, duke lëvizur majtas-djathtas, duke përdorur këmbët e tij, duke i sulmuar kundërshtarët. Por, tani ai është duke punuar në anën defanzive të tij. Ai ishte i foksuar në lëvizjet e Joshuas, që ishte duke i shikuar sa ishte duke boksuar, dhe në këtë po përgaditet ai. Ai e di se i duhet shpejtësia, lëvizje të shpejta dhe kombinime.
‘Ai e pëlqen të jetë një sfidues, ai është në disponim të mirë, ai do të përballet me nje djalosh të ri që gjithmon e ka vlerësuar dhe se do të jetë ylli i ardhshëm’
Përkundrazi, boksieri anglez David Haye, thotë se Klitschko është në gjendje të tmerrshme, sipas tij ai ka këto informacione nga kampi i Klitschkos.
Haye tha: ‘Ju do të shikoni një përkeqësim. Njerëzit që i njoh në kampin e Klitschkos më kanë thënë se ai është i dërrmuar. Këto gjëra e dërgojnë në një fitore të lehtë për Joshuan.’
Kush janë njerëzit kyq që janë duke punuar me boksierët?
Joshua është duke u stërvitur nga trajneri, Rob McCracken ndërsa Klitschko nga Jonathon Banks, ish asistent i trajnerit të madh, Emanuel Steward,i cili vdiq në vitin 2012, ai e kishte stërvitur Klitschkon deri në vitin 2012. /Periskopi/

Joshua dhe trajneri i tij Rob McCraken

Klitschko dhe trajneri i tij Jonathon Banks



