Anulohen përsëri seancat në Gjykatën Speciale, shkak dëshmia e Hill

Anulohen përsëri seancat në Gjykatën Speciale, shkak dëshmia e Hill

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë anuluar edhe zyrtarisht seancat e planifikuara për javën e ardhshme, që nis më 3 nëntor, sikurse kanë vepruar edhe për javën aktuale të 27 tetorit.

Krejt kjo u bë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

 

I njëjti, së bashku me një dëshmitar tjetër paraprakisht, të thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçi, pritet të dëshmojnë në javën që nis më 10 nëntor.

Shpërndaje në: