Anulohet sërish meçi Fury – Klitschko, kjo është arsyeja
Është shtyrë sërish meçi i revanshit mes Tyson Furyt dhe Wladimir Klitschkos.
DailyMail shkruan se kampioni i botës në peshat e rënda, ka anuluar sërish meçin me ukrainasin Klitschko, pasi ka pësuar një tjetër lëndim.
Ky meç fillimisht ishte paraparë të luhej në korrik, për t’u shtyrë për datën 29 tetor, por është shtyrë prapë si pasojë e një tjetër lëndimi të boksierit britanik, përcjell Lajmi.net.
Fury befasoi të gjithë vitin e kaluar kur rrëzoi nga fronti pas 10 vitesh Klitschkon, i cili menjëherë i ka kërkuar revansh, të cilin si duket do ta ketë vështirë ta arrij.



