Anxhelina bën për vete Kimin dhe Kylie-n, shihni ç’bëjnë motrat për këngëtaren shqiptare
Anxhelina Hadërgjonaj, këngëtarja shqiptare që prej vitesh tashmë po jeton në Los Angeles
të Shteteve të Bashkuara është ende duke punuar për të sjellë diçka të re në tregun muzikor,
por ndonëse ka kohë pa publikuar videoklip, ajo mbetet sërish në qendër të vëmendjes.
Sot Anxhelina ka tërhequr vëmendjen edhe të motrave më të famshme, Kim Kardashian dhe
Kylie Jenner.
Grimieri i Kylie-t, Ariel Tejada i cili është edhe miku i ngushtë i Anxhelinës, ka postuar një foto
të saj në Instagram dhe gjejeni çfarë?
Kim Kardashian dhe Kylie Jenner nuk kanë rezistuar dot pa e pëlqyer foton. Dhe një “like”
nga motrat Kardashian dihet që vlen shumë.




