AP: Policia në gjendje gatishmërie, por muri serb u rrënua pa asnjë incident
Ky veprim u ndërmor pas një marrëveshjeje në mes të qeverisë dhe pakicës serbe, e lehtësuar nga BE dhe ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, transmeton Koha.net.
Shkatërrimi i murit nga dy ekskavatorë të dielën nuk u përcoll me asnjë incident. Forcat policore po qëndronin në gjendje gatishmërie, raporton AP.
Tensionet kufitare nisën me ndërtimin e murit në dhjetor dhe u rritën me incidente tjera në janar, përfshi edhe një tren nacionalist serb i cili u ndalua në kufi.



