Apeli i Posaçëm lë në fuqi “ndalimin e daljes jashtë shtetit” për Ballukun

Apeli i Posaçëm lë në fuqi “ndalimin e daljes jashtë shtetit” për Ballukun

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masat e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Për masën “pezullim nga detyra”, gjykata vendosi të pezullojë shqyrtimin derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Vendimi për pezullimin e Ballukut u pezullua nga Kushtetuesja, deri në shqyrtimin e kërkesës së dorëzuar nga Këshilli i Ministrave, përcjell a2cnn.

Balluku është marrë e pandehur për një tender që lidhet me tunelin e Llogarasë, ndërsa po hetohet edhe për disa lote të ndërtimit të unazës së madhe të Tiranës. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes për zv.kryeministren për të dhe dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së saj./Periskopi/

Shpërndaje në: