Aplikacioni i ri u dëshmua efektiv për ndalimin e pirjes së duhanit

Aplikacioni i ri u dëshmua efektiv për ndalimin e pirjes së duhanit

Një universitet japonez dhe një kompani mjekësore thanë të enjten se një aplikacion i telefonit që ata kanë zhvilluar ka dëshmuar të jetë efektiv për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë larg duhanit.

Universiteti Keio dhe CureApp Inc thanë se planifikojnë të marrin miratimin e qeverisë për aplikacionin si një mjet mjekësor ndoshta për  lansim në pranverën e ardhshme, kështu që përdorimi i tij në luftimin e varësisë ndaj nikotinës mund të mbulohet nën sistemin e sigurimeve shëndetësore publike.

Aplikacioni i lejon një pacienti të regjistrojë nivelin e monoksidit të karbonit në frymëmarrjen e tij, të matur me një pajisje të veçantë, së bashku me gjendjet  tjera shëndetësore.

Aplikacioni gjithashtu ofron këshilla mjekësore që i përshtaten gjendjes së pacientëve.

Subjektet e bazuara në Tokio zhvilluan testime të aplikacionit për rreth 570 njerëz që kërkonin ndihmë mjekësore në 31 institucione mjekësore në vend, nga tetori 2017 deri në fund të vitit 2018.

Ata zbuluan se 64 për qind e pacientëve që përdorën aplikacionin nuk pinin më duhan gjashtë muaj më vonë, rreth 13 për qind më shumë se grupi që nuk kishin lënë duhanin.

Duke ofruar mbështetje jashtë spitaleve, aplikacioni ndihmon pacientët të luftojnë mentalisht betejën kundër varësisë nga nikotina, thanë ata.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Trump: Mendojmë se raportet për vdekjen e Khameneit janë të sakta

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur drejtpërdrejt në lidhje me raportet se udhëheqësi suprem i…

Raketa balistike godet Tel Avivin, shpërthime të shumta në hapësirën ajrore mbi Doha

Në mbrëmjen e kësaj të shtune, shpërthime të shumta janë dëgjuar në qiellin mbi Doha,…

Ronaldo pëson një lëndim

Mbrëmja e sotme nuk ishte një për t’u kujtuar për Cristiano Ronaldon. Pas humbjes së…

Kush është ajatollah Ali Khamenei?

Ajatollah Ali Khamenei, i cili është udhëheqësi suprem që nga viti 1989, është figura më…

Trump: Operacioni në Iran mund të zgjasë “shumë” ose të përfundojë “për dy-tri ditë”

Ekzistojnë disa opsione për shtensionim pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Iran, thotë presidenti amerikan,…

Nga ministri i Mbrojtjes te komandanti i Gardës Revolucionare, Izraeli publikon fotot e zyrtarëve iranianë të vrarë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar foto të disa zyrtarëve të lartë iranianë, për…

Shtëpia e Bardhë publikon foton, Trump ndjek operacionin ushtarak në Iran

Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet presidenti amerikan Donald Trump, së bashku…

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, 25 persona ishin brenda, shumica amerikanë

Gjatë protestës së opozitës, tensionet u përshkallëzuan pranë Vila e Enver Hoxhës, ku protestues të…