Apostolova interesohet për ecurinë në rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak

Apostolova interesohet për ecurinë në rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak

Në këtë takim ministri Zharku e njoftoi Apostolovan mbi projektet infrastrukturore që po zhvillohen në vend, me theks të posaçëm në rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak, për të cilën tanimë janë aprovuar grandet për fazën e parë nga Komisioni Evropian.

Përpos investimeve në infrastrukturën rrugore u bisedua edhe për tregun hekurudhor si pjesë e kërkesave për zbatimin e “masave të buta” në kuadër të Procesit të Berlinit, për të cilat ministri Zharku shprehu bindjen se bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave do të vazhdojë me zbatimin e tyre.

Çështje e bisedës ishte edhe Traktati i Transportit në mes Unionit Evropian dhe vendeve të Evropës Juglindore, për të cilin ministri Zharku paraqiti përkrahjen për nënshkrimin e tij.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë njoftoi ministrin për përkrahjen e Komisionit Evropian të projekteve infrastrukturore në Kosovë dhe çështjet tjera të ndërlidhura me fushëveprimin e ministrisë.

Shpërndaje në: