Apple ngatërrohet me personin që i ngjan Saddam Husseinit

Apple ngatërrohet me personin që i ngjan Saddam Husseinit

Sharakat Hussain, 26 vjeç, u habit kur mori një e-mail nga gjiganti teknologjik që thoshte se ai ishte në listën e ndaluar të Qeverisë dhe që ishte e paligjshme që atij t’i shitej një iPhone, raporton Sun.

Hussain, nga Birminghami në Angli, kishte blerë celularin iPhone në vlerë prej 800 funtesh për motrën e tij por dëshiroi ta kthente atë pasi që ajo nuk e kishte pranuar dhuratën, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të kostos së lartë të celularit, atij i thanë se do t’i ktheheshin paratë përmes transferit bankar. Por pas disa javësh pritjeje, ai mori një e-mail nga Apple, ku pasi e lexoi nuk mund t’u besonte syve se kompania i kishte kërkuar atij të dëshmojë se ai nuk është diktatori i Irakut.

Hussein është varur në një bazë ushtarake irakiane më 2006 dhe emri i tij shqiptohet ndryshe nga ky i këtij në Angli. Megjithatë, stafi i Apple ia doli që t’i përziente ata.

Shpërndaje në: