“Agim Bahtiri i VV-së marrëveshje me organizatën nga Katari e cila financon grupet që nixisin aktivitete terroriste”

“Agim Bahtiri i VV-së marrëveshje me organizatën nga Katari e cila financon grupet që nixisin aktivitete terroriste”

Analisti dhe profesori Blerim Latifi, reagon ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka pranuar donacion nga fondacioni që vjen nga Katari, për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër të këtij qyteti.

Kjo organizatë, në kompleks ka paraparë edhe një qendër për ‘nevoja të organizatës’.

“A i ka tregu dikush Bahtirit se kjo organizatë akuzohet se e shfrytëzon rrjetin e saj ndërkombëtar të bamirësisë për të transferuar financa për grupet që nxisin dhe organizojnë aktivitete terroriste nëpër botë?”, shkruan Latifi.

Ai shkruan:

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, paska bërë marrëveshje me Qatar Charity për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër të këtij qyteti. Në kompleks qenka paraparë që të vendoset edhe një qendër për nevojat e kësaj organizate.

A i ka tregu dikush Bahtirit se kjo organizatë akuzohet se e shfrytëzon rrjetin e saj ndërkombëtar të bamirësisë për të transferuar financa për grupet që nxisin dhe organizojnë aktivitete terroriste nëpër botë?

A e di ky Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi për njerëzit e varfër, të cilët i kanë zhytur në mjerim qeverisjet katastrofale të shumë bahtirëve në Kosovë, e tash janë të detyruar të pranojnë lëmoshën e kushtëzuar të organizatave të dyshimta të Lindjes së Mesme?

A ka ky vend mekanizma që e mbrojnë interesin kombëtar të tij, apo duhet të presim që të fundosemi krejtësisht në humnerë, e pastaj të kërkojmë që ata të cilët dje na shpëtuan nga gjenocidi serb, të ndërhyjnë përsëri për ta na shpëtuar kësaj rradhe nga budallakitë tona vetëvrasëse?

Shpërndaje në: