Drenusha, vogëlushja të cilës serbët gjatë luftës ia vranë nënën dhe vëllaun, pastaj ia prenë dorën (Video)
Imazhet e këtyre krimeve bënë që bota të njohë një ndër gjenocidet më të mëdha të kryer mbi shqiptarët.
Ndër krimet më makabre ishte edhe rasti i vogëlushes me emrin Drenusha Gashi të cilës serbët fillimisht ia vranë nënën dhe vëllanë dhe pastaj ia kishin prerë njërën dorë, transmeton InfoPress.
Mirëpo Drenusha e vogël arriti t’i shpëtojë këtij krimi të tmerrshëm.
Në pamjet e realizuara më 23 maj të vitit 1999 Drenusha shihet shëndoshë e mirë në Austri ku ishte trajtuar nga mjekët e atjeshëm.



