Në Skenderaj, Kurti tha se ky vend i ka dhënë shumë popullit, por u ndëshkua me moszhvillim

Në Skenderaj, Kurti tha se ky vend i ka dhënë shumë popullit, por u ndëshkua me moszhvillim

 Albin Kurti e ka filluar fjalën e tij në Skënderaj duke thënë së ky vend që i dha aq shumë popullit, Republikës dhe kombit tonë, u ndëshkua me moszhvillim.

“Vendi i punës në Kosovë është temë partiake dhe as politike dhe as ekonomike. Partia në ekonominë e pasluftës edhe të punëson edhe të shpunëson. E kanë pushtetin në program dhe s’kanë as program politik dhe ekonomik”, tha Kurti në Skënderaj.

Ai shtoi se prodhimi bujqësor, industrial dhe zejtar do të ndihmohet dhe të përkrahet nga qeveria, që të zvogëlohen importet dhe të rritet punësimi për qytetarët.

“Këta pushtetarë të deritanishëm, mbase më mirë është t’i quajmë zullumqarë. Sa janë të rinj, këta zullumqarë vjedhin me vëllazëri, kur plaken vjedhin me djemtë e tyre, edhe vëllaznitë po i lënë”, ka thënë Kurti në këtë tubim, teksa premtoi se punësimi e bizneset sipas mbiemrave marrin fund me qeverinë e VV-së.

“11 qershori është data e shpërthimit demokratik të votimit masiv”, tha Kurti po ashtu në Skenderaj.

Shpërndaje në: