Zv.presidentja Harris kritikohet për veshjet luksoze nga kompania me reklama raciste
Zv.presidentja Kamala Harris është kritikuar ashpër për veshjen e rrobave nga Dolce & Gabbana, një brend luksoz i veshjeve që ka shkaktuar shumë kundërshti për shkak të reklamave që besohej të ishin fyese në mënyrë racore.
Harris së fundi kishte veshur një xhamper polo nga shtëpia italiane e modës gjatë një dreke me presidentin Joe Biden.
Zv.presidentja është lavdëruar më herët për veshjen e rrobave nga dizejnatorë gjatë eventeve të inaugurimit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Dolce & Gabbana kishte pasur lidhje të afërt me Melania Trumpit.
Harris është e para zv.presidente grua, aziatike e zezë. /Periskopi



