Arbana Xharra përkrah Sadri Ramabajën, i quan “haxhiqamilë” kundërshtuesit e tij

Arbana Xharra përkrah Sadri Ramabajën, i quan “haxhiqamilë” kundërshtuesit e tij

Anëtarja e PDK-së, Arban Xharra i ka dalur në përkrahje Sadri Ramabajës nga Vetëvendosje, duke thënë se ka dhënë shumë për këtë vend, kështu duke e quajtur edhe patriot.

Arbana i ka thënë atij që të qëndrojë kryelartë, ‘përkundër përpjekjeve të haxhiçamilëve, të ju demoralizojnë’.

‘Z. Sadri Ramabaja, keni dhene shume per kete vend, ju jeni patriot me plotkuptimin e fjales. Andaj qendroni kryelarte perkunder perpjekjeve te haxhiçamileve te ju demoralizojne. Jane te zhurmshem ne rrjete sociale por jane pak. Sepse per shqiptari dhe identitetin tone evropian jane angazhuar me shekuj atdhetare te shumte. Fatkeqesisht ju nuk moret mbeshtetjen e partise suaj, por ju keni mbeshtetjen e atyre qe e duan shqiptarine, Kosoven evropiane. E keni pare se cfare i bejne keta zera anti shqiptar Kadarese?! Andaj mos u demoralizoni sepse jeni kontribues ne ruajtjen e identitetit shqiptar!, ka shkruar Arbana Xharra.

Përmes një statusi në facebook, kandidati  për deputet, Sadri Ramabaja, kishte komentuar një iftar të organizuar në komunën e Dardanës, me ç’rast kishte përdorur gjuhë të papërshtatshme./Periskopi/

 

Shpërndaje në: