Arbeloa optimist: Çdo lojtar në skuadër beson se do të rikthehemi nesër
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka qenë së fundmi në konferencë për shtyp.
Një ditë para ndeshjes ndaj Bayernit, Arbeloa nuk reshti së besuari për një “remontada” në Mynih.
“Çdo lojtar në skuadër beson se do të rikthehemi nesër”, u shpreh Arbeloa.
Më tutje, spanjolli tha se nuk e cilëson një mrekulli fitoren ndaj Bayernit.
“Të fitojmë nesër nuk do të ishte një mrekulli”. “Në ndeshjen e parë, Neuer ishte lojtari i ndeshjes dhe askush nuk do të ishte habitur nëse do ta fitonim atë ndeshje”. “Pra, pse do të ishte një mrekulli të fitonim nesër”, shtoi Arbeloa.
Kujtojmë se ndeshja luhet në “Allianz Arena”, nesër në orën 21:00./Periskopi



