Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale, nuk jep detaje
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, është intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Vetë Vitia e ka konfirmuar intervistën, por ka shmangur dhënien e detajeve të mëtejshme.
Ai ka theksuar se çështja do të sqarohet së shpejti nga Prokuroria dhe ai vetë.
“Nuk mundem të flas njëherë, por besoj se shumë shpejt kjo çështje do të sqarohet edhe nga Prokuroria Speciale, edhe nga ana ime”, tha Vitia.



