Arbër Ismajli i LDK-së: Do të fuqizojmë bizneset me politika publike të qëndrueshme

Arbër Ismajli i LDK-së: Do të fuqizojmë bizneset me politika publike të qëndrueshme

Kandidati për kryetar të Komunë së Gjianit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli , ka vazhduar takimet me bizneset në këtë komunë.

Ismajli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se bizneset me punën dhe përkushtimin e tyre janë  ambasador më të mirë.

“Çfarë krenarie me qenë bashkë me Fatos Ramadanin si kandidat për Kuvend Komunal në ‘Flexograf’, tek biznesi i bashkëqytetarëve tanë punëtor e vizionar, Bujar e Samet Mustafa. Ky është shembulli i gjallë se si djemtë e Gjilanit me mund e djersë po i rrisin kapacitetet prodhuese dhe po e vendosin emrin e qytetit tonë në rajon e në Evropë. Bujari dhe Sameti bashkë me ekipin e ‘Flexograf’, me punën dhe përkushtimin e tyre janë ambasadorët më të mirë prodhues dhe bëjnë pjesë si punëdhënësit më kontributdhënës në qytet”, ka shkruar ai.

Ismajli ka thënë se bizneset tona janë zemra e zhvillimit ekonomik, dhe ato do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, sepse aty ku fuqizohet biznesi vendor, fuqizohet edhe komuna jonë.

“Faleminderit ‘Flexograf ‘për vendosjen e emrit tuaj si brend gjilanas dhe zotohemi para jush që si qeverisje e ardhshme lokale, do ta keni mbështetjen e plotë në mundësinë e rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve përmes politikave të mirëfillta publike.Ju falënderojmë shumë për pritjen dhe organizimin.  Jemi bashkë në rrugëtimin tonë të përbashkët për projektin Gjilanin e ri”, ka shkruar Ismajli.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: