Arbër Ismajli viziton familjen Mehmeti, fton qytetarët të votojnë Nazim Mehmetin me numrin 28

Arbër Ismajli viziton familjen Mehmeti, fton qytetarët të votojnë Nazim Mehmetin me numrin 28

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka njoftuar se ka takuar familjen Mehmeti në këtë komunë.

Ismajli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ftuar qytetarët për të votuar Nazmiun me numrin 28.

“Kaluam një takim shumë të ngrohtë me familjen Mehmeti, familjen e kandidatit tonë për Asamble Komunale, Nazim Mehmeti apo Nazim Atalanta, siç e njeh krejt Gjilani.Faleminderit nga zemra për mikpritjen e sinqertë dhe për mbështetjen e fuqishme që po i japin Nazimit dhe ekipit tonë. Kjo familje është model i mirëfilltë i vlerave që e mbajnë gjallë qytetin tonë me shumë dashni për punën, me respekt për njerëzit dhe besim në të ardhmen e Gjilanit të ri.Nazimi me numrin 28 në listën tonë fituese është njeri i fjalës, i drejtësisë dhe i përkushtimit për ndërtimin e politikave publike për Gjilanin e di”, ka shkruar Ismajli.

Ismajli ka thënë “Ai e njeh çdo cep të Gjilanit dhe e di mirë çka i duhet këtij qyteti të bekuar që të ecë përpara.

“Me njerëz si Nazimi dhe me një familje të mrekullueshme si e tij, ne po ndërtojmë një Gjilan të ri modern, me përplot dinjitet dhe bashkim.
Bashkë kemi me e kthye besimin e njerëzve në politikë, me punë të ndershme dhe me zemër për qytetin tonë.Faleminderit shumë për përkrahjen familja e madhe e Nazim Atalantës. Do të jemi përherë bashkë në çdo betejë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: