Arbër Ismajli viziton një biznes: Në rrugën tonë për një Gjilan të ri më të zhvilluar
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatët për Asamblenë Komunale, Gresa Krasniqi Fazliu dhe Burim Elezi, kanë realizuar një vizitë në biznesin prodhues “RENOVA”, një ndërmarrje lokale e cila prej vitesh vepron në fushën e prodhimit të stiropollit, ngjyrave dhe materialeve ndërtimore.
Ismajli vlerësoi lart përkushtimin, rregullin dhe profesionalizmin e ekipit të këtij biznesi, duke e cilësuar atë si shembull të disiplinës dhe suksesit të ndërmarrjeve vendore.
Gjatë vizitës, Ismajli theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore në ndërtimin e një Gjilani më të zhvilluar ekonomikisht.
Postimi i plotë:
Së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Gresa Krasniqi Fazliu dhe Burim Elezin, patëm rastin të jemi në vizitën e rradhës në biznesin “RENOVA” në Gjilan, një ndërmarrje që prej vitesh merret me prodhimin e stiropollit, ngjyrave dhe materialeve ndërtimore.
🙌🏼Ishte kënaqësi me pa nga afër punën serioze të tyre, rregullin dhe përkushtimin që ky ekip e ka në çdo detaj.
“RENOVA” është shembull i vërtetë i punës, i disiplinës dhe i besimit në prodhimin vendor.
Me njerëz të ndershëm që punojnë çdo ditë, ky biznes ka krijuar vende pune dhe ka dëshmuar se përparimi e suksesi arrihet vetëm me mund, djersë e me vizion.
🙏🏼Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë dhe për bisedën e hapur që patëm.
Në rrugën tonë për një Gjilan të ri më të zhvilluar, biznese si “RENOVA” do të jenë gjithmonë pjesë e përparimit dhe bashkëpunimit tonë të mirëfilltë.
Bashkë, ecim për fitore!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113



