Arbër Zeneli “bombardon” kundërshtarin, shënon golin më të çmendur këtë javë në Evropë (Video)

Arbër Zeneli “bombardon” kundërshtarin, shënon golin më të çmendur këtë javë në Evropë (Video)

Pas tri fitoreve radhazi në po kaq javë, PSV Eindhoven ngec në fushën e Herrenvenit, ku u mposht me rezultatin 2-0. Mjaftuan vetëm 6 minuta lojë për të prishur të gjitha planet e skuadrës së Philip Cocu, që asnjëherw nuk i ngjit në nivelin e kërkuar.

Pa u mbushur 4 minuta lojë, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli shënoi golin që zhbllokoi sfidën me një finalizim që ngriti peshë “Abe Lenstra Stadion”.

PSV tentoi të regonte mënjëherë, por pas një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta me protagonist Dumfries, Ghoochannejhad i coi shifrat në 2-0, me miqtë që u gjendën nën shok psikologjik.

23-herë kampionët e Holandës tentuar për minuta të tëra për të kthyer rezultatit por pa sukses, madje në në të 74-rën autori i golit të dytë, Ghoochannejhad, humbi mundësinë për realuzuar të 3-tin nga pika e bardhë e penalltisë.

Shpërndaje në: