Arbër Zeneli mund ta anulojë dasmën e tij për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi

Arbër Zeneli mund ta anulojë dasmën e tij për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi

Arbër Zeneli ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në Instagram Live për t’iu përgjigjur pyetjeve tona dhe të shikuesve.

Sulmuesi i Kosovës ka folur për të gjitha, karrierën, golat e shumtë, Kosovën si dhe klubin Reims.

Në një moment Arbëri foli edhe për jetën private, ku tani është i fejuar me bukuroshen Majlinda Hoda. Çifti kosovar kanë caktuar edhe datën e martesës e cila është paraparë të zhvillohet në muajin korrik të këtij viti.

Mirëpo shkaku i pandemisë Covid-19, Arbëri mund ta shtyjë dasmën e tij për vitin e ardhshëm, shkruan Telegrafi.

“Martesën e kemi planifikuar për në muajin korrik, por ende nuk po dihet se çfarë do të ndodhë me këtë coronavirusin”.

“A e keni shtyrë dasmën? Jo deri më tani, po presim deri në maj të shohim se çfarë do të ndodh. Nëse është kjo situatë normalisht do ta shtyjmë për vitin tjetër”, deklaroi Zeneli për Telegrafin.

Çifti nga Kosova janë fejuar në muajin qershor të vitit të kaluar, teksa ata shpesh herë shpërndajnë foto së bashku dhe janë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Prokuroria Speciale: Hetimet ndaj Faton Pecit po vazhdojnë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dal me një sqarim ku ka thënë se hetimet ndaj…

Çmimi i naftës në Kosovë arrin 2.03 euro për litër, rritja nuk ka të ndalur

Pas rritjes së fundit, çmimi i naftës në Kosovë ka shkuar nga 1.82 euro për…

Miratohet marrëveshja për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë

Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e radhës nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit…

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së kundër tij për grantet, e quan “mijush” Paris Gurin

Ish-ministri i Bujqësisë dhe aktualisht kryetar i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pasi Prokuroria ka…

“Ky është ushqim tradicional nga Kosova”, Granit Xhaka provon ushqime nga e gjithë bota – Zgjedh ajvarin

Ylli i Sunderlandit, Granit Xhaka, ishte i ftuar në emisionin Snack Wars në Sport Bible,…

Prokuroria nis hetimet për ‘dallaveret’ për njehsorët me orët e rrymës

Prokuroria ka njoftuar se kanë nisur hetimet për njehsorët e rrymës të KEDS ku dyshohet…

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Valon Aliu, i dyshuar për…

Qeveria miraton marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë

Qeveria “Kurti 3” ka miratuar sot në mbledhjen e radhës nismën për lidhjen e Marrëveshjes…