Arbër Zeneli shënon golin e parë pas rikthimit nga lëndimi që e la jashtë një kohë të gjatë
Ylli kosovar, Arbër Zeneli ka arritur të shënojë golin e parë pas një lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.
Skuadra e Reims në këto momente është duke luajtur një miqësore kundër Troyes.
Zeneli shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 12-të. 25-vjeçari qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë, duke mos pasur mundësinë që të paraqitet vetëm 6 minuta këtë sezon në Ligën e Francës.
Rikthimi i Zenelit te goli është një lajm shumë i mirë për kombëtaren e Kosovës por edhe për skuadrën e tij.
12′ ⚽️ Auteurs d’une bonne entrée en matière, les Rouge et Blanc sont rapidement récompensés. Arber Zeneli profite d’une erreur de la défense pour tromper le portier adverse et ouvrir la marque (1-0)#Amical #SDRESTAC
— Stade de Reims (@StadeDeReims) July 9, 2020



