Arbër Zeneli vazhdon me formën e mirë

Arbër Zeneli vazhdon me formën e mirë

Zeneli ishte përsëri në listen e golashënuesve në fitoren e SC Heerenveen, ai shënoi gol në derbin ndaj FC Groningen.

21 vjeçari është duke kaluar në formë të mirë në këtë sezon, ai pas ndeshjes ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook.

 

“Çfarë nate e paharruar. Derbi i fituar. I lumtur me golin dhe fitoren shumë të rëndësishme”, ka shkruar Zeneli në Facebook.

Sulmuesi Arbër Zeneli në nëntë paraqitje në këtë sezon ka shënuar pesë gola për SC Heerenveen. /Periskopi.com

Shpërndaje në: