Arbitri italian, Davide Massa ndan drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Zvicër
Arbitri italian, Davide Massa, do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ky ballafaqim luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është i vlefshëm për kualifikimet e Botërorit 2026.
Filippo Meli dhe Stefano Alassio do ta asistojnë Massan gjatë ndeshjes, ndërsa arbitër i katërt është Daniele Chiffi. Të gjithë arbitrat janë nga Italia.



