Arda Guler paralajmëron Rumaninë: Do provoj sërish golin sikur ndaj Elches
Mesfushori i talentuar turk, Arda Güler, ka ndarë emocionet e tij pas realizimit të një goli të veçantë në përballjen ndaj Elche.
Në konferencën për media me përfaqësuesen e Turqisë, ai e cilësoi këtë gol si një nga momentet më të bukura për të.
“Ishte një gol shumë i veçantë për mua ndaj Elche. E kisha provuar disa herë më parë, por nuk kishte funksionuar; megjithatë, vazhdova të provoja. Kur më në fund shënova, u ndjeva shumë i lumtur—shpresoj ta bëj përsëri,” deklaroi Güler.
Kujtojmë që nesër Turqia luan ndaj Rumanisë, ndeshjen e rëndësishme të play-offit të Kupës së Botës 2026.



