Ardhmëria e Renato Sanches po merr një tëpozhteze të madhe
Swansea City dhe Bayern Munich janë në bisedime për ta ndërprerë huazimin e Renato Sanchesit, pasi që uellsianët nuk janë të kënaqur me përformancat e tij.
Në verën e kaluar 20-vjeçari iu bashkëngjit Swansea-it në atë që shihej si veprim i matur nga skuadra e Premier Ligës.
Gjërat u dukeshin të mira për portugezin para se të bëj kalimin në Bayern, pasi që fitoi çmimin ‘Djali i Artë’ në vitin 2016 dhe i ndihmoi Portugalisë që të fitojë kampionatin evropian në po atë vit.

Gjatë asaj vere Bayerni mposhti Manchester Unitedin për të marrë shërbimet e Sanches në marrëveshje ku thuhej se gjermanët paguan 40 milionë euro për të, raporton ‘90min.com’, transmeton Periskopi.
Megjithatë, duke parë startin e ngadalshëm në ‘Allianz Arena’, djali nga Lisbona iu bashkëngjit ish trajnerin të tij Paul Clement në Swansea me shpresë që të rimëkëmbet, por nuk ia doli.

Gjatë nëntë ndeshjeve për Swansean në Premier Liga, lojtari i dalur nga akademia e Benfikës nuk ia doli që të bëj ndonjë gol, apo t’i asistoj ndonjërit prej shokëve.
Tash, Swansea është gati ta prish marrëveshjen me Bayernin, për t’ia rikthyer portugezin, gjermanëve./Periskopi



