Ardon Jashari arrin për teste mjekësore te Milani

Ardon Jashari arrin për teste mjekësore te Milani

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari ka arritur sot (e mërkurë) për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizmit si lojtar i ri i Milanit.

Pas disa negociatave të mundimshme, marrëveshja mes Milanit dhe Club Brugg u mbyll për 34 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, megjithëse shifra pak më të larta po rrjedhin nga Belgjika, gjë që do ta çonte investimin e Rossonerëve në një total prej 39 milionë eurosh.

Pas arritjes së Jasharit të martën mbrëma në Milano, duke zbarkuar në Linate, mesfushori i ri i Rossonerëve tani mbërritur në klinikën La Madonnina.

Jashari gjatë ditës së sotme do t’i disa nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruaj kontratën dhe të konfirmohet si lojtar i ri i gjigantit evropian.

Lojtari i ri i kuqezinjve thuhet se do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Milanin, të vlefshme deri në verën e vitit 2030, me vlerë 2.5 milionë euro në vit./Periskopi

Shpërndaje në: