Argjentina fundos një anije peshkimi kineze
Argjentina ka njoftuar se ka fundosur një anije peshkimi kineze e cila pavarësisht paralajmërimeve ka vazhduar të peshkojë ilegalisht duke shkelur ujërat territoriale, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga drejtuesit e Sigurisë së Rojës Bregdetare të Argjentinës theksohet se anija e peshkimit “Lu Yan Yuan Yu 010” pasi u përcaktua nga ekipet e rojës bregdetare se po peshkonte ilegalisht ajo u ndoq drejt ujërave territoriale ndërkombëtare duke u paralajmëruar me radio marrëse dhe me hapje të zjarrit paralajmërues.
Pasi peshkarexha kineze ka rrezikuar jetën e ekuipazhit të saj duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke u përplasur qëllimisht disa herë me ekipet e rojës bregdetare, theksohet se është fundosur ku dhe janë shpëtuar 4 personat e ekuipazhit.
Gjithashtu theksohet se edhe pjesa tjetër e ekuipazhit të cilët kishin braktisur peshkarexhën janë shpëtuar nga një anije tjetër peshkimi e cila i ka ndjekur në mënyrë të fshehtë. Në lidhje me situatën vihet në dukje se janë vënë në dijeni Ministria e Jashtme e Argjentinës dhe Ambasada e Kinës në Buenos Aires.



