Argjentina kampione e Kupës së Amerikës, triumfon ndaj Kolumbisë

Argjentina kampione e Kupës së Amerikës, triumfon ndaj Kolumbisë

Argjentina është shpallur kampione e Kupës së Amerikës, pas fitores dramatike ndaj Kolumbisë.

Pasi asnjëra nga kombëtaret nuk arriti të shënojë në kohën e rregullt, ishte zëvendësuesi, Lautaro Martinez, ai i cili shënoi në minutën e 112′ të kohës shtesë për ta drejtuar Argjentinën drejt trofeut.

Vlen të theksohet se, Lionel Messi u lëndua gjatë këtij takimi në min. 66 ku dhe është dashur të largohet nga fusha, e ku nuk i mbajti lotët.

Por, lotët e lojtarit më të mirë në histori u kthyen në lot gëzimi, pasi ai tashmë ka Kupën e Botës (2022) në mes dy kupave të Amerikës (2021, 2024)/Periskopi/

Shpërndaje në: