Arian Tahiri i PDK-së: Kostumi i fitores do të qepet nga mjeshtri mitrovicas
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët Partisë Demokratike të Kosvës (PDK), Arian Tahiri, ka njoftuar se sot ka vizituar rrobaqepësinë më të vjetër në këtë qytet.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në vend të brendeve të shtrenjta, ai zgjodhi duart e mjeshtrit të Mitrovicës.
“Në vend të brendeve të shtrenjta, unë zgjodha duart e mjeshtrit të Mitrovicës.Nga Faruku mora edhe një leksion të mirë: më dëgjoi me kujdes, i bëri matjet dy herë dhe tani i ka mbetur vetëm ta qepë kostumin tim të fitores.Edhe unë si kryetar do t’ju dëgjoj me vëmendje dhe do të marr vendime me maturi. Mitrovica do të bëhet qytet ku zejtarët nuk punojnë për mbijetesë, por zanatin e tyre do ta ushtrojnë me krenari”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



