Arian Tahiri: Mitrovicën do ta bëjmë edhe më të bukur e më të zhvilluar
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Mitrovicës, Arian Tahiri, është zotuar se qytetin e Mitrovicës do ta bëjë edhe më të bukur e më të zhvilluar.
Tahiri ka publikuar disa fotografi nga takimet me qytetarët e kësaj komune, teksa ka premtuar se do punojë gjithmonë për Mitrovicën.
“Mitrovica është shtëpia jonë dhe së bashku do ta bëjmë edhe më të bukur e më të zhvilluar. Për çdo lagje, për çdo qytetar dhe për ty gjithmonë, Mitrovicë”, thuhet në postimin e tij.



