Arian Tahiri para banorëve të qendrës së Mitrovicës: Unaza e brendshme dhe parkingjet në qendër do ta përshpejtojnë lëvizjen në qytet

Arian Tahiri para banorëve të qendrës së Mitrovicës: Unaza e brendshme dhe parkingjet në qendër do ta përshpejtojnë lëvizjen në qytet

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, mbrëmë ka takuar banorët e qendrës së Mitrovicës.

Tahiri ua ka prezantuar atyre projektin e tij për ndërtimin e unazës së brendshme në qendër, e cila do ta lehtësojë trafikun dhe do ta përshpejtojë lëvizjen në qytet.

Po ashtu, ai iu ka treguar edhe për ndërtimin e tri parkingjeve moderne për 2500 vetura në qendër të qytetit, të cilat do ta zgjidhin problemin e parkimit dhe do ta bëjnë qytetin më funksional.

“Banorët e qendrës së Mitrovicës e duan qytetin me lëvizje të lehtë dhe jetë më komode. Projekti im për ndërtimin e unazës së brendshme do ta lehtësojë trafikun dhe do ta përshpejtojë lëvizjen në qytet. Ndërtimi i tri parkingjeve moderne për 2500 vetura në qendër do ta zgjidhë problemin e parkimit dhe do ta bëjë qytetin më funksional. Këto projekte do t’i japin qytetit energji të re dhe do ta përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së banorëve.

#PDK191

#PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje në: