Arian Tahiri pasi doli i pari: Faleminderit, Mitrovicë
Kandidati i PDK`së Arian Tahiri ka reaguar pasi në të gjitha exit pollet doli i pari, raporton Periskopi.
Ai ka thënë se qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre.
“Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas.
Le të tregojmë maturi, sepse besimi i qytetarëve është më i vlefshëm se çdo rezultat.
Faleminderit, Mitrovicë! 🙏



