Arian Tahiri prezanton projekt për revitalizimin e lumit Ibër në dy brigjet

Arian Tahiri prezanton projekt për revitalizimin e lumit Ibër në dy brigjet

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, sot ka prezantuar një projekt gjigant për revitalizimin e plotë të lumit Ibër, në dy brigjet e tij. Tahiri ka thënë se Ibri do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin.

“Ibri, krenaria e qytetit, do të ketë pamje të re! 💚 Unë do ta revitalizoj tërësisht lumin Ibër, duke e kthyer atë në një hapësirë që lidh dhe pasuron jetën në këtë pjesë të Mitrovicës. 🚴🏻 Shteg për ecje dhe biçikleta, që lidh lagjet mes vete. 🌳 Hapësira gjelbëruese dhe parqe urbane, për rekreacion dhe pushim të familjeve. 💡 Ndriçim modern dhe estetik, që sjell siguri dhe gjallërim të jetës edhe në mbrëmje. Ibri do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin. #PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri, duke e ilustruar postimin e tij edhe renderat e projektit për revitalizimin e Ibrit.

Shpërndaje në: