Arian Tahiri takon minatorët: Duhet t’ua kthejmë borxhin me veprime të drejta dhe dinjitoze

Arian Tahiri takon minatorët: Duhet t’ua kthejmë borxhin me veprime të drejta dhe dinjitoze

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka takuar minatroët e Trepçës.

Ai ka thënë se do t’ia kthejnë borxhin minatorëve me veprime të drejta e dinjitoze.

Shkrimi i tij:

Minatorët janë ndërgjegjja e Mitrovicës. Puna e tyre është më shumë se ekonomi. Është dinjitet, sakrificë dhe amanet. Ata kalojnë më shumë kohë nën tokë sesa me familjet e tyre. Si institucione dhe si shoqëri, u kemi shumë borxh. Dhe këtë borxh duhet t’ua kthejmë me veprime të drejta dhe dinjitoze, për ta dhe familjet e tyre.

Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe po bëni për Mitrovicën dhe Kosovën!

Shpërndaje në: