Arijon Ibrahimovic jep sinjal se ka zgjedhur të luaj për Kosovën

Arijon Ibrahimovic jep sinjal se ka zgjedhur të luaj për Kosovën

Futbollisti i talentuar Arijon Ibrahimovic ka ngjallur interes të madh te tifozët kosovarë pas publikimit të një fotografie në rrjetet sociale, ku ai shfaqet me atletet e reja.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është fakti se në foto shihet edhe flamuri i Kosovës.

Ky detaj ka nxitur reagime të shumta dhe spekulime se Ibrahimovic mund të jetë i hapur për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në të ardhmen. Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim apo njoftim zyrtar nga lojtari apo nga Federata e Futbollit e Kosovës, prania e flamurit shihet nga shumëkush si një sinjal pozitiv dhe një mesazh i heshtur për publikun.

Arijon Ibrahimovic, i cili konsiderohet si një nga talentët më premtues të gjeneratës së tij, ka qenë më herët pjesë e përfaqësueseve zinxhirë të Gjermanisë, gjë që e bën çështjen e përzgjedhjes së kombëtares edhe më interesante.

Megjithatë, zhvillime të tilla në rrjetet sociale shpeshherë janë tregues i ndjenjave personale dhe lidhjes emocionale të lojtarit me prejardhjen e tij.

Deri në një vendim zyrtar, mbetet për t’u parë nëse kjo foto do të shndërrohet në realitet në fushë, por për momentin, tifozët e Kosovës kanë arsye për optimizëm dhe shpresë.

Shpërndaje në: