Arilena publikon foto nga shtrati
Arilena Ara vajza që mori pjesë në talent show-n ‘X Factor’ në edicionin e dytë dhe doli fituese nga ky kopeticion si zëri më i mirë, dhe nga aty Arilena nuk u ndal solli këngë tejet të bukura dhe shumë kualitative, shkruan Kosovarja.
Arilena po vazhdon me sukses karrierën muzikore, kënga që po i jep sukses të madh është kënga ‘Nëntori’ ku me këtë këngë mori pjesë edhe një festival muzikorë në Moskë ku ajo ndezi publikun rus.
Këngë kjo që po vazhdon të pëlqehet jo vetëm nga publiku shqiptarë por edhe ai i huaj, Arilena vendosi që këtë këngë ta realizoj edhe në versionin anglisht. Para pak ditësh solli edhe video klipin por me pak ndryshim në titull nga ‘Nëntori’ në ‘ I’m sorry’.
Arilena Ara vajza simpatike nga Shkodra që me hapa të sigurte do të arrij të depërtoj tregun ndërkombëtarë me zërin shumë të fuqishëm dhe aq karakteristik dhe shumë të veçantë. Biondja e këndshme kohë pas kohe vjen me fotografi paksa provokuese është edhe kjo e këtij mëngjesi që Arilena e ka sjell nga shtrati e që duket mjaft bukur dhe shumë natyrale. /Kosovarja/




